Kushte & Afate për Union Travel website ( biletaime.al )

Me poshte janë Kushtet dhe Afatet e përgjithshme që regullojnë aksesin dhe përdorimin nga ana juaj te kesaj faqeje ("webSite"). Nëse nuk jeni dakord me këto kushte, nuk duhet të vazhdoni më tej në këtë faqe. Nëse vazhdoni ta përdorni faqen dhe/ose shërbimet që ajo përmban, ju keni rënë dakord t’i bindeni këtyre Kushteve dhe Afateve.
1. Përdorimi Faqes

1.1 Shërbimet që ofrojme përmes kesaj faqeje janë: Permbajtja dhe Funksionet e kësaj Faqe, që ju ofrohen gjate përdorimit nga ana juaj.

1.2 Ju pranoni dhe bini dakord ta përdorni Faqen dhe Shërbimet vetëm sic percaktohet shprehimisht në këto Kushte dhe Afate ose sic përcaktohet në vete webFaqen.

1.3 Ju bini dakord se Faqja dhe Shërbimet janë për përdorimin tuaj personal nepermjet nje kompjuteri ose mobile.

1.4 Ne rast se regjistroheni ne webfaqe duhet te vendosni te dhena te sakta te Agjensise ose individuale.

1.4 Ju nuk mund të:

2.1 Ju garantoni se do të përdorni Faqen dhe Shërbimet në përputhje me këto Kushte dhe Afate, sic duhet dhe në mënyre të ligjshme dhe ju garantoni se nuk do të kryeni (dhe se nuk do të lejoni të tjerët të kryejnë) veprimet e mëposhtme:
2.1.1 të shmangni identifikimin e përdoruesit ose sigurine e host-it, rrjetit ose llogarisë (referuar si "cracking " ose "hacking") dhe as të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, host-uesi ose rrjeti (referuar si "sulme që pengojne shërbimin") dhe as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalekalime identike në motoret e kërkimit për të corientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë që ata të mendojnë se po lexojne faqen e ligjshme te Biletaime.al  (referuar si "vjedhje e faqes") ose të përdorni Faqen për Shërbime për të tjera të paligjshme ose të dënueshme.
2.1.2 do të përdorni web Faqen për të reklamuar, për të ofruar shitje të mallrave ose shërbimeve për qëllime komerciale pa miratimin e Union Travel (kontrate)

2.2 Ju pranoni se sherbimet e “newsletter” qe mund te ofrohen nga Biletaime.al ("Sherbimet e Komunikimit Publik") jane komunikime drejtuar personave te regjistruar ne kete rubrike.

  1. Informacioni Juaj

Përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e Biletaime.al bëhet sipas Deklaratës së Politikave të Privatësise të Union Travel.

  1. Të drejtat e pronësisë

4.1 Të gjitha Markat Tregtare të përdorura në këtë faqe dhe/ose në Shërbimet janë markat e Biletaime.al. Ju do te përdorni në mënyrën e duhur Markat dhe nuk do t’i përdorni ato, qofshin disenjo apo fjalë (1) si pjese e markave tuaja, (2) në mënyra që shkaktojne konfuzion; (3) për të identifikuar produkte te llojeve te tjera; ose (4) në mënyra që mund t’i sjellin dëm reputacionit të biletaime.al
4.2 Ju pranoni se Sherbimet dhe Faqja ose nje pjese e tyre, mbrohen nga te drejtat e autorit, nga markat tregtare, markat e sherbimit, patenta te drejta ose ligje te tjera qe kane te bejne me pronesine. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara.
4.3 Ju lejohet ta perdorni Faqen dhe Sherbimet vetem sipas parashikimeve ne keto Kushte dhe Afate dhe asgje ne Faqe nuk do te interpretohet si dhenie te nje licence, ose si kalim ose te drejta te tjera te pronesise intelektuale ose te drejta te tjera te pronesise te Biletaime.al,
4.4 Me kete dokument ju i jepni Vodafone leje te perhershme, te pakthyeshme, pa taksa, te vlefshme ne mbare boten per te riprodhuar, transferuar, modifikuar, pershtatur dhe/ose publikuar, sic mund te konsiderohet e pershtatshme nga Vodafone dhe pa ju njoftuar, te Permbajtjes qe ju na e jepni nepermjet e-mailit, postes, nepermjet Faqes dhe/ose Sherbimeve, pervecse nese keni deklaruar ndryshe ne kete komunikim.

  1. Kostot

5.1 Perdorimi i Faqes eshte pa pagese. Sidoqofte, Biletaime.al rezervon te drejten te tarifoje momentin e leshimit te biletave, pjese e cila do te konfigurohet ne forme krediti. Kjo do te behet per lehtesimin e punes suaj gjate leshimit te biletave.

  1. Pergjegjshmeria per permbajtjen

6.1 Ju jeni pergjegjes per marrjen e te gjitha masave perpara perdorimit te webFaqes per permbushjen e qellimeve tuaja. Sherbimet perditesohen ne menyre periodike dhe ju duhet te kontrolloni Faqen dhe Sherbimet rregullisht per t’u siguruar se keni informacionin me te fundit.
6.2 WebFaqja dhe Sherbimet paraqitet ne formatin qe ju shikoni. Biletaime.al nuk merr pergjegjesi ligjore (per aq sa lejohet nga ligji) per masen e cmimeve qe paraqiten gjate kerkimit.

7. Pergjegjshmeria per permbajtjen e paleve te treta

7.1 Faqja permban lidhje per ne adresat, faqet, produktet dhe sherbimet qe perdoren nga Union Travel. Ju bini dakord se perdorimi nga ana juaj i adresave, faqeve dhe sherbimeve gjithashtu i nenshtrohet kushteve dhe afateve te faqeve, adresave. Keto Kushte dhe Afate do te quhet se jane integruar ne secilat kushte dhe afate. Ne rast te nje kundershtie, kushtet dhe afatet qe permban faqja ose adresa ose qe kane produkti dhe sherbimi perkates do te mbizoterojne ndaj ketyre Kushteve dhe Afateve.

7.2 Biletaime.al nuk mban pergjegjesi per permbajtjen e krijuar ose te publikuar nga pale te treta qe gjenden ne webFaqen ose qe jane te lidhur me Faqen.

7.4 Biletaime.al rezervon te drejten te redaktoje, bllokoje ose heqe Sherbimet ne cdo kohe nese permes gjykimit te saj, beson se eshte e nevojshme per te parandaluar shkeljen e ketyre Kushteve dhe Afateve.

  1. Perjashtimi i pergjegjesise

8.2 Biletaime.al do te beje perpjekje te arsyeshme per te garantuar qe webFaqja ose Sherbimet mirembahen dhe jane te disponueshme. Ecuria e shpejte e webfaqes varet nga paisjet tuaj dhe nga shpejtesia e internetit.

8.3 Biletaime.al perjashton ne vecanti te gjitha pergjegjesite ne lidhje me humbjet e shkaktuara nga:

8.3.1 perdorimi nga ana juaj i webFaqes ose humbja e Sherbimeve apo Permbajtjes tuaj per shkak te vonesave, mos dergimi, mos marrja ose nderprerja e sherbimeve; dhe

8.3.2 defektet ose kostot, humbja e fitimeve, humbja e Permbajtjes tuaj ose humbje te tjera si pasoje e  perdorimit nga ana juaj, ose pa aftesia juaj ne perdorimin e webFaqes.

8.4 Te gjitha kushtet dhe garancite qe mund te nenkuptohen ose integrohen ne keto Kushte dhe Afate ne perputhje me ligjin ose praktika, perjashtohen ne kete dokument per aq sa lejohet nga ligji.

  1. Demshperblimi nga ana juaj

9.1 Me ane te ketij dokumenti ju bini dakord plotesisht se do te demshperbleni dhe se nuk do te beni pergjegjes Biletaime.al per dhe ne lidhje me pretendimet e ngritura nga nje pale e trete si rezultat i perdorimit te Faqes, si dhe ne lidhje me humbjet, kostot, veprimet, procedurat, pretendimet, demet, shpenzimet (perfshi kosto dhe shpenzime te arsyeshme ligjore) ose pergjegjesi te cfaredo lloji te shkaktuara ose lejuara drejtperdrejt ose jo drejtperdrejt nga biletaime.al.

  1. Ndryshimet

10.1 Biletaime.al rezervon te drejten per te ndryshuar ne cdo kohe Faqen dhe Sherbimet
10.2 Biletaime.al rezervon te drejten per te ripare Kushtet dhe Afatet ne cdo kohe. Nese vazhdoni te perdorni Faqen, do te merret e mireqene qe Ju keni pranuar ndryshimet qe iu jane bere Kushteve dhe Afateve.

  1. Monitorimi/regjistrimi i komunikimeve
    Monitorimi ose regjistrimi i thirrjeve, e-mail-eve, mesazheve ose komunikime te tjera behet ne perputhje me ligjin.
  2. Perfundimi

12.1 Biletaime.al mund te vendose te pezulloje, ndryshoje ose perfundoje ofrimin e Sherbimeve dhe Faqes menjehere dhe pa njoftim paraprak.

12.2 Biletaime.al mund te zgjedhe te perfundoje ofrimin e Sherbimeve ose aksesit tuaj ne Faqen, per shkak te shkeljes se ketyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj

13. Te pergjithshme

13.1 Ligji Drejtues dhe Juridiksioni – Keto Kushte dhe Afate drejtohen dhe interpretohen ne perputhje me ligjet e Republikes se Shqiperise dhe mosmarreveshjet do te gjykohen ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.
13.2 Doreheqja- Nese Biletaime.al nuk arrin te ushtroje te drejtat ose nuk permbush parashikimet ne keto Kushte dhe Afate, kjo nuk do te perbeje doreheqje nga keto te drejta
13.3 Forca Madhore - Biletaime.al nuk do te mbaje pergjegjesi per shkeljen e ketyre Kushteve dhe Afateve per shkaqe qe jane jashte kontrollit te saj perfshi, pa u kufizuar me, fatkeqesite natyrore, motin e keq, etj.

  1. Perkufizime

"Permbajtje"
jane te gjitha te dhenat, informacioni, materiali dhe permbajtja, perfshi por pa u kufizuar me mesazhe, vizatime, fotografi, software, video, muzike, tinguj dhe grafike;

"Sherbime"
ka kuptimin qe i eshte dhene ne Paragrafin 1.1;

"Funksione"
jane sherbimet e ofruara nga ose nepermjet Faqes;

"Kushte dhe Afate"
eshte kontrata ndermjet Biletaime.al dhe Ju, qe permban keto kushte dhe afate;

"Marka Tregtare"
eshte fjala ose logo "Biletaime", sido që të jetë e paraqitur, përfshi prezantimet e stilizuara, të gjitha logot e shoqeruara me te dhe simbolet dhe kombinimet;

"Biletaime.al"
eshte Union Travel co Shpk, me seli ne Tirane, Rruga Mine Peza Nr.2 Shqiperi dhe mund te referohet dhe si “ne” ose “neve” ne keto Kushte dhe Afate ;

"Ju"
eshte vizitori i Faqes, i cili hyn në këto Kushte dhe Afate (dhe “i juaji” do te interpretohet ne kete kuptim).

 

Kreu | Bileta Avioni | Oferta Turistike | Rezervim Hoteli | Makina me Qera | Rreth Nesh | Na Kontaktoni ||| Union Travel | Hotels in Albania | Kushte & Afate | Mundësuar nga
Formular Ankese per Pasagjeret Kundrejt Kompanive Ajrore - Format PDF